Ushtria e Koresë së Jugut ka kryer të shtëna paralajmëruese pasi disa ushtarë të Koresë së Veriut kaluan kufirin mëngjesin e 20 qershorit, bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Seulit.
Ushtarët e Koresë së Veriut u tërhoqën pas të shtënave, tha ushtria e Jugut.
Ushtarët verikoreanë kaluan Vijën e Demarkimit Ushtarak që kalon përmes Zonës së Çmilitarizuar mëngjesin e së enjtes.
Ky është incidenti i tretë i këtij lloji gjatë këtij muaji. Koreja e Jugut kishte gjuajtur të shtëna paralajmëruese edhe të martën pasi dhjetëra ushtarë të Koresë së Veriut kishin shkelur vijën e demarkimit.
Edhe pse përleshjet vdekjeprurëse kanë ndodhur herë pas here gjatë dekadave të fundit që kur lufta e hapur mes dy shteteve përfundoi në fund të Luftës Koreane më 1950-1953, incidentet e fundit paraqesin një rritje të rrallë të aktivitetit ushtarak pranë vijës së demarkimit.
Incidenti vjen pasi presidenti rus, Vladimir Putin, vizitoi Phenianin gjatë kësaj jave. Kjo ishte vizita e tij e parë në Korenë e Veriut pas 24 vjetësh.
Ndaras, Kim Yo Jong, motra e liderit të Veriut, lëshoi një deklaratë duke dënuar aktivistët e Koresë së Jugut që lëshuan balona drejt Veriut në të cilat kishte pamflete.
Lëshimi i balonave ka qenë burim i rritjes së tensioneve mes dy Koreve, pasi edhe Veriu ka lëshuar balona – të mbushura me mbeturina – drejt Jugut, duke shkaktuar disa dëme materiale./rel
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...
“Ne e kemi Yildizin” – McKennie mesazh tif...