Kryeministri i Koresë së Jugut Kim Boo-kyum ka deklaruar se qeveria është duke u bërë gati për një kthim në normalitet nga pandemia e koronavirusit.
Kim kryesoi një takim inaugurues të komitetit qeveritar-civil për të hartuar masa për kthimin në jetën normale nën pandeminë, duke thënë se vendi aktualisht është në fazën e përgatitjes për t’u kthyer në normalitet me kujdes, transmeton portal arbresh.info
Kim tha se qeveria do të përgatitet për ta kthyer COVID-19 nga një terror i panjohur në një sëmundje infektive të kontrollueshme për të kthyer jetën normale tek njerëzit.
Autoritetet kanë theksuar se heqja e maskave do të bëhet në mënyrë graduale, në mënyrë që të shmanget një tjetër situatë e rëndë për shkak të pandemisë.
Në raportin e fundit, vendi ka administruar vaksina kundër COVID-19 për mbi 40.12 milion njerëz, ose 78.1 përqind të popullsisë, me 60.8 përqind të inokuluar plotësisht./arbresh.info/
FSK-ja forcon lidershipin, gjenerata të reja të trajnuara pë...
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...