Një kolonë ushtarake amerikane është shënjestruar nga një sulm vetëvrasës në autostradën Kabul-Paktia në Afganistan, sipas mediave lokale duke cituar zyrtarë. Nuk dihet ende nëse sulmi rezultoi me viktima.
Incidenti thuhet se ka ndodhur rreth orës 11:00 me kohën lokale. Pentagoni nuk ka komentuar deri më tani për incidentin, transmeton portali arbresh.info.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për incidentin. Sulmi vjen në të njëjtën ditë kur qeveria e Afganistanit njoftoi se do të lirojë tre anëtarë të rangut të lartë talebanë në këmbim të dy pengjeve të mbajtura nga grupi militant, një qytetar amerikan dhe një australian.
Burrat, të dy profesorët, ishin pedagogë në Universitetin Kabul kur u rrëmbyen në vitin 2016.
Të dielën, Kryetari i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit, gjeneral Mark Milley tha që trupat amerikane me siguri do të qëndrojnë në Afganistan për “disa vite të tjera”./arbresh.info/
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...