Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Gjermani, ku një tren me rreth 100 pasagjer ka dal nga shinat duke lënë të vdekur disa persona.
Konsullata e Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në mesin e viktimave apo të lënduarve nuk është asnjë shtetas i Kosovës, shkruan Arbresh.info
“Lidhur me aksidentin hekurudhor të ndodhur afër qytetit Riedlingen në Baden-Württemberg, ku një tren rajonal me rreth 100 pasagjerë ka dalë nga shinat duke shkaktuar viktima dhe të lënduar, ju njoftojmë se Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane”, thuhet në njoftim.
“Aktualisht, nuk ka konfirmim zyrtar që ndonjë shtetas i Republikës së Kosovës ndodhet në mesin viktimave apo të lënduarve, por jemi në pritje të informacioneve shtesë nga autoritetet përkatëse. Lusim të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë nevojë për ndihmë, të kontaktojnë në numrin emergjent: +49 152 37337814”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Disa të vdekur në aksidentin hekurudhor në Gjermani, dy vagona dolën nga shinat
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...