Kongresi i SHBA-ve është i vendosur për të dënuar Rusinë, për ndërhyrjet e saj në fushatën presidenciale të vitit 2016, me një projekt të ri sanksionesh që do të pengonin presidentin, Donald Trump të hiqte dorë njëanshmërisht nga presioni ndaj Moskës.
Ligji i ri i sanksioneve, shkruar nga senatorët republikanë dhe demokratë dhe zbuluar dje, do të bëjë të detyrueshme një dritë të gjelbër nga Kongresi në rast të ndërprerjes apo lehtësimit nga presidenti amerikan i sanksioneve ekzistuese.
Ai do të kodifikohet në ligjin e sanksioneve të vendosura nga dekreti i ish-presidentit, Barack Obama, veçanërisht kundër industrisë energjetike ruse. Ndërhyrjet në Ukrainë dhe kriza siriane janë motivet e reja të sanksioneve si dhe fushata e piratimit dhe dezinformimit nga Rusia në vitin 2016.
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...