Ish presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar për rrezikun e luftës botërore për shkak të konfliktit në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme. Trump dha deklaratën e bujshme gjatë një konferencë për shtyp në Mar-a-Lago, duke kritikuar edhe një herë “paaftësinë” e Joe Biden.
Sipas tij, Joe Biden është një president që nuk është i aftë të bëjë dy fjali bashkë dhe se për shkak të tij po ndodh e gjithë kjo.
“Kjo mund të çojë në një luftë botërore për shkak të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe gjithë kaosit që vjen me të, dhe kjo është diçka që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë.
Ajo që po ndodh me Izraelin mund të çojë në një luftë botërore,”tha ish-presidenti, kandidat për Shtëpinë e Bardhë.
“Ne kemi një president që nuk mund të gjejë shkallët për të dalë nga skena. Ne kemi një president që nuk e di se çfarë dreqin po bën.
Dhe kjo mund të na çojë në një luftë botërore,” tha Trump, duke theksuar se kanë mbetur më pak se 5 muaj përpara 5 nëntorit, por e gjithë kjo duket një përjetësi për shkak të njerëzve të paaftë./abcnews.al
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë