Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për një video-konferencë të ministrave të jashtëm të bllokut, për të diskutuar përshkallëzimin e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit.
Një zyrtar i shefes së politikës së jashtme të BE tha se do të diskutohen hapat e mundshëm të ardhshëm që synojnë të sjellin një de-përshkallëzim.
“Në dritën e seriozitetit të situatës në Lindjen e Mesme, përfaqësuesja e lartë e BE-së Kaja Kallas ka thirrur një takim të ministrave të punëve të jashtme të BE-së përmes lidhjes video për të martën”, tha zëdhënësi i BE-së.
“Takimi do të ofrojë një mundësi për një shkëmbim pikëpamjesh, koordinim për shtrirjen diplomatike në Tel Aviv dhe Teheran, dhe hapat e mundshëm të ardhshëm”, shtoi zëdhënësi.
Konflikti mes dy vendeve është përshkallëzuar. Izraeli pretendon e sulmet e tyre kanë vrarë shefin e njësisë së inteligjencës së forcave të armatosura të Iranit, ndërkohë më shumë se 10 izraelitë raportohet se janë plagosur pas sulmeve iraniane.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic