Konfliktet në Hudejde zhvendosin 1 milionë njerëz

16:46 | 18 Janar 2019

Ka tejkaluar 1 milionë numri i personave të zhvendosur brenda 6 muajve nga qyteti Hudejde ku u vendos armëpushimi nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara (OKB) pas konflikteve të dhunshme mes forcave Houthi dhe ato qeveritare në Jemen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e publikuar në faqen e internetit të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në Jemen thuhet se për periudhën nga qershori 2018 deri më 15 janar 2019 nga Hudejde kanë migruar 174 mijë e 717 familje, respektivisht 1 milionë e 48 mijë persona.

Sipas raportit, institucionet e ndihmave humanitare të OKB-së për këtë periudhë kanë dërguar ndihma për 166 mijë familje të zhvendosura për shkak të konflikteve.

Ndër të tjera në raport vihet në dukje se janë përjetuar probleme për të arritur tek depot dhe institucionet që japin ndihmë humanitare për personat në nevojë në Hudejde. Është theksuar gjithashtu se edhe depot e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Programit Botëror të Ushqimit (WFP) dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) janë të mbyllura që prej një kohe të gjatë ndërsa nuk është dhënë ndonjë informacion në lidhje me këtë.

Forcat e qeverisë në Jemen për të marrë qytetin Hudejde dhe portin nga rebelët Houthi më 13 qershor nisën një opercion me mbështetjen e forcave të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite. Forcat e koalicionit më 17 shtator njoftuan se kanë nisur një “operacion në shkallë të gjerë” për të pastruar qytetin nga rebelët Houthi.

Gjatë takimeve konsultative të mbajtura në Stokholm të Suedisë nën kujdesin e OKB-së më 6-13 dhjetor, palët arritën një marrëveshje armëpushimi për qytetin dhe portin Hudejde, që është jetike për popullin jemenas.

Armëpushimi për Hudejden dhe rrethinat e tij hyri në fuqi më 18 dhjetor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara