Shtetasi i dytë amerikan është vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë, raportoi fillimisht Rolling Stones, transmeton arbresh.info.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, ka konfirmuar për Axios vdekjen e qytetarit amerikan të identifikuar si Stephen Zabielski, transmeton Telegrafi.
52-vjeçari i lindur në New York dhe që së fundmi jetonte në Florida, kishte shkuar në Ukrainë për të luftuar përkrah ukrainasve kundër agresionit ushtarak rus.
Ai vdiq më 15 maj derisa po luftonte në Ukrainë. Ai la pas vetes gruan dhe pesë fëmijë. Zabielski kishte përvojë ushtarake.
Vdekja e qytetarit të dytë po vjen disa javë, pasi u konfirmua vrasja e marinsit amerikan Willy Joseph Cancel, që humbi jetën duke luftuar përkrah forcave ukrainase kundër rusëve.
Në anën tjetër, familjarët e dy qytetarëve amerikanë Andy Tai Ngoc Huynh dhe Alexander Drueke që janë zënë nga forcat ruse në Ukrainë, thonë se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë informacion për ta./arbresh.info/
Leonard Ademaj kërkon burgim të përjetshëm: Vrasësit e Lirid...
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...