Ish-mbreti i Spanjës Juan Carlos ka qenë duke jetuar në Emiratet e Bashkuara Arabe që nga 3 gushti.
Lajmin e ka konfirmuar pallati mbretëror pasi janë shtuar spekulimet për vendndodhjen e tij.

Më 3 gusht, ish mbreti ka bërë të ditur se do të largohet nga Spanja pas disa akuzave për korrupsion.
82 vjeçari ka udhëtuar drejt EBA më 3 gusht “ku edhe vazhdon të qëndrojë”, ka thënë një zyrtarë nga pallati mbretëror duke mos dhënë më shumë detaje.
Gjendja financiare e tij është nën hetim, kurse nga ana tjetër Carlos vazhdon të mohoj çdo akuzë dhe shprehet i gatshëm për të dhënë intervistë para prokurorëve.
Në fillim të këtij muaji ai kishte përmendur shpërnguljen në një letër drejtuar djalit të tij, Felipe, të cilit ia dorëzoj fronin 6 vite më parë./arbresh.info/

Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...