Komuniteti Jazidi i Irakut verior ka sjellë në shtëpi 104 anëtarët e tij të cilët u vranë nga militantët e Shtetit Islamik gjatë sundimit të tyre në vitin 2014.
Eshtrat e tyre janë identifikuar dhe zhvarrosur nga varret masive, ndërsa do të varrosen në fshatin Kocho afër malit Sinjar, në provincën Ninevah, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Mijëra burra, gra dhe fëmijë u skllavëruan dhe u përdhunuan kur ISIS pushtoi atdheun e tyre.
OKB thotë se ISIS ka kryer gjenocid kundër komunitetit.
Të 104 ishin të gjithë burra që ishin vrarë nga militantët e IS në gusht 2014, u citua të thoshte kreu i Organizatës Yazidi për Dokumentim, Khairi Ali Ibrahim.

Jezidët praktikojnë një formë të fesë e cila ndërthur elemente të Zoroastrianizmit dhe feve të lashta Mesopotamiane. Ata u konsideruan heretikë nga IS.
Besohej se ishin rreth 550 mijë jezidi që jetonin në Irak para se ISIS të pushtonte më 3 gusht 2014. Rreth 360 mijë jazidi shpëtuan dhe gjetën strehim diku tjetër.

Amnesty International tha në korrik se rreth 2,000 fëmijë jezidi që kishin mbijetuar nga robëria brutale nga duart e ISIS dhe ende nuk po merrnin kujdesin e duhur dhe po vuanin për shkak të probleme të rënda shëndetësore, fizike dhe mendore./arbresh.info/

Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A