Kompania e prodhimit të anijeve kozmike dhe raketave, SpaceX, dërgoi 60 satelitë në hapësirë, si pjesë e një misioni për të siguruar qasje me shpejtësi të lartë në internet për përdoruesit në të gjithë botën.
Raketa “Falcon 9” e kompanisë, mbarti satelitët në orbitën e ulët të Tokës, pasi u lëshua në orën 09:56 të mëngjesit, në Florida.
Misioni, i njohur si Starlink, po ndërton një yjësi satelitësh, ku të parët u dërguan më 24 maj.
“Starlink është krijuar për t’i mundësuar qasje në internet personave me pak, ose aspak lidhje të tillë, përfshirë ata në komunitetet rurale dhe vendet ku shërbimet ekzistuese janë shumë të shtrenjta ose jo të besueshme”, deklaroi kompania, e udhëhequr nga miliarderi i teknologjisë, Elon Musk.
Kompania SpaceX, pret që të fillojë ofrimin e shërbimit të internetit Starlink, në vitin 2020 për përdoruesit në SHBA dhe Kanada. Shërbimi global parashikohet të fillojë pas 24 misioneve./atsh/
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...