Komiteti Gjyqësor i Senatit amerikan ka miratuar dy akuzat e shkarkimit kundër presidentit Donald Trump, duke e çuar procesin drejt votës së Senatit.
Vota e komitetit ishte e ndarë në bazë të linjave partiake. Nenet pritet të votohen nga Dhoma e Përfaqësuesve që kontrollohet nga Demokratët javën ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
Liderët e Partisë Demokratike iu janë lutur ligjvënësve që të kërkojnë në ndërgjegjen e tyre para se të bëhet votimi historik.

Trump është presidenti i katërt i SHBA-së në histori që përballet me fajësimin.
Seanca dëgjimore e së premtes zgjati pak më shumë se dhjetë minuta para se të dy nenet e fajësimit – shpërdorimi i pushtetit dhe pengimi i Kongresit – u miratuan me 23 vota në 17.
Votimi ishte pritur të enjten por u vonua pas më shumë se 14 orësh debat të egër. Republikanët kritikuan atë vendim të kryetarit të Partisë Demokratike Jerry Nadler, duke e akuzuar atë se po nxiste votën për të siguruar më shumë mbulim televiziv./arbresh.info/
Avokatja e Thaçit: Detyrojeni dëshmitarin që të përgjigjet o...
ZYRTARE: Rodrygo humb sezonin dhe Botërorin, Real Madridi ko...
El Mencho varroset në një arkivol të artë, funerali i tij në...
Rutte nga Shkupi: Do të sigurohemi që KFOR-i në Kosovë të mb...
Spekulime për një largim të Ronaldos nga Arabia Saduite pas ...
Prattipati takon Krasniqin, ambasada: U diskutua mbështetja ...