Komisioni Europian reagoi në lidhje me buxhetin e shumëdiskutuar të vitit 2019, të Italisë nëpërmjet një letre, dërguar autoriteteve italiane, që me shumë gjasë po i paraprin refuzimit të miratimit final të tij.
“Në buxhet vërehen shkelje të mëdha të politikave fiskale të Bashkimit Europian”, thuhen ndër të tjera në letrën që Komisioneri i Ekonomisë Pierre Moscovici i dorëzoi ministrit italian të Financave, Giovanni Tria.
Por në mbrojtje të buxhetit doli menjëherë kreu i qeverisë italiane, Giuseppe Conte, i cili tashmë duhet të përballet me refuzimin e Brukseli, por njëkohësisht edhe me pakënaqësitë e brendshme, mbi planifikimin fiskal të 2019-ës.
Drafti, nënshkruar nga qeveria e Italisë të hënën, do të rrisë deficitin në një kohë kur dakordësitë e mëhershme me BE-në janë që ai të ulet, ndërsa është parashikuar të rriten shpenzimet e mirëqenies dhe të ulet mosha e daljes në pension.
Kryeministri italian thirri një mbledhje të qeverisë të shtunën, për të shmangur ndarjet e brendshme për buxhetin, ndërsa duhet të bëjë llogaritë edhe me kohën, pasi duhet t’i përgjigjet Komisionit Europian deri më 22 Tetor.
“Letra nuk na shqetëson aspak, ndonëse mund të them se jemi gati t’i përgjigjemi në kohë Komisionit, për t’i hequr shqetësimet që ka. Devijimi i Italisë nga politikat fiskale të Bashkimit Europian nuk është aq i madh sa thuhet dhe se letra të ngjashme KE-ja do t’u dërgojë edhe shteteve si Franca, Spanja, Portugalia, etj”, deklaroi Conte.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun