Kriza në Kataloni mund të çojë në një luftë civile në tokën evropiane, të paktën kështu ka thënë komisionari evropian për buxhet dhe burime njerëzore, Ginter Etinger.
Sipas tij, situata është shumë shqetësuese.
“Një luftë civile është planifikuar në mes të Evropës. Mund të shpresojmë që bisedimet ndërmjet Madridit dhe Barcelonës të kenë efekt”, tha Etinger, transmeton lajmi.net
Ai shtoi se Bashkimi Evropian mund të intervenojë në këtë rast “vetëm nëse thirret”.
Pas referendumit për pavarësinë e Katalonisë, ka pasur reagime të ashpra, se mund të ketë edhe ndonjë eskalim të situatës.
Bashkimi Evropian e ka cilësuar këtë referendum si joligjor.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...