Në Kolumbi janë sekuestruar rreth 20 mijë arra kokosi të mbushura me kokainë në formë të lëngshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat e SHBA-së, në një deklaratë nga Prokuroria e Kolumbisë thuhet se lënda narkotike u sekuestrua dje në portin Kartagjena në një kontejner transporti me destinacion qytetin e Xhenovës në Itali.
U përcaktua se 19.780 arra kokosi në kontejner ishin të mbushura me kokainë në formë të lëngshme.
Ekspertët e vendit të ngjarjes thanë se trafikantët e drogës kanë nxjerrë me kujdes lëngun natyral të arrës së kokosit dhe në vend të saj kanë injektuar kokainën në formën e lëngshme.
KEDS-i me punime në rrjet, këto janë zonat ku paralajmërohet...
I ashpër me bashkëpartiakët, Hamza: Nëse konstatohet vjedhja...
Sot vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit
Reduktimet e rrymës, arsyeja se pse sot LDK mban konferencë ...
Moti sot: I vranët dhe vende-vende me shi, temperatura deri ...
Parashikimi i motit për të enjten