Kryetari i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, Vitali Klitschko, u ka kërkuar politikanëve evropianë që të ndërpresin të gjitha lidhjet tregtare me Moskën, duke thënë se pagesat ndaj Rusisë janë të mbuluara me “gjak” dhe ndihmojnë për të financuar ushtrinë e saj.
“Çdo euro, çdo cent që merrni ose dërgoni në Rusi ka gjak; janë para të përgjakshme dhe gjaku i këtyre parave është gjaku i Ukrainës. Gjaku i popullit ukrainas”, tha ai.
Klitschko gjithashtu foli gjenocidin e rusëve ndaj ukrainasve pas një vizite në qytetet periferike të Kievit si Bucha këtë javë, raporton BBC.
Ai thotë se pa civilë të vdekur, duke përfshirë një grua të moshuar, dhe një makinë me një flamur të bardhë dhe shkronjat “fëmijë” nga jashtë që ishin qëlluar.
Klitschko foli në një lidhje online në një konferencë të kryebashkiakëve në Gjenevë.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...