Zëvendëspresidentja Kamala Harris, ish-Zonja e Parë Michelle Obama dhe ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton, kanë dërguar gjithnjë mesazhe simbolike përmes veshjeve të tyre.
Sot, megjithatë në ditën e përurimit të Joe Biden dhe Kamala Harris, duket se të tri gratë e fuqishme bënë një deklaratë të përbashkët, shkruan The Independent transmeton portali arbresh.info
Për këtë event historik, Harris zgjodhi një fustan e pallto të tillë nga stilisti Christopher John Rogers, të cilën e kompletoi me dorëza lëkure e take të po së njëjtës ngjyrë.
Clinton zgjodhi një kostum gjithashtu të vjollcë, me një xhaketë elegante të gjatë, një shall lejla e këpucë të zeza.

Obama në anën tjetër zgjodhi një kostum me nuancë kumbulle me një rrip nga Sergio Hudson, një tjetër stilist amerikan që kujdeset vazhdimisht për dukjen e 57 vjeçares.
Kjo ngjyrë është zgjedhur për shkak të simbolit që kjo ngjyrë mban, unitetin mes dy partive. /arbresh.info/
Tkurrja e popullsisë, Shqipëria regjistroi më shumë vdekje s...
Fillojnë punimet për rrugën Mushtisht–Delloc, investimi 1 mi...
Pas paralajmërimit të Trump, Tajvani këmbëngul se është i pa...
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n