Tensioni midis SHBA dhe Iranit ka arritur kulmin e këtyre viteve të fundit, ku vrasja e gjeneralit Soleimani dhe sulmet raketore iraniane ndaj bazave amerikane në Irak për disa orë bënë të mendohej se një luftë e hapur midis dy vendeve kishte filluar.
Por në qoftë se një sulm ajror amerikan do të ndodhte, me shumë mundësi ai do të niste nga aeroplanmbajtësja bërthamore Harry S. Truman, që ndodhet në veri të Gjirit Persik me flotën e pestë amerikane.
Po si paradoks, ky që është një nga mjetet më të fuqishme dhe të kushtueshme të forcave detare amerikane dhe drejtohet nga një person me origjinë dhe i rritur në Teheran.
Kapiteni Kavon Hakimzadeh ka lindur në Texas, i biri i një iraniani dhe një amerikaneje, dhe ka jetuar në vendin aziatik deri në moshën 11 vjeçare. Familja e tij u largua pas revolucionit komeinist, duke u transferuar përfundimisht në SHBA.
Kavon, që kolegët e thërrasin thjesht me nofkën “Hak”, ka një karrierë ekselentë në ushtri, me misione në Iraq dhe Afganistan që i kanë bere të ngjisë hierarkinë ushtarake deri ne komandën e një prej gjigantëve të detit, si aeroplanmbajtësja Truman.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren