Ceremonia për të njohur zyrtarisht pavarësinë e Kishës Ortodokse të Ukrainës po zhvillohet në Turqi. Ceremonia do shënojë një ndarje historike nga Kisha Ruse.
Patriarku Ekumenik, Bartolomeu i Konstandinopojës, që është kreu i Kishës Ortodokse Botërore, do nënshkruajë në Stamboll një dokument që pranon “autoqefalinë” ose pavarësinë e kishës ukrainase.
Ky dekret, ose siç njihet “tomos”, do ti dorëzohet kishës ukrainase më 6 janar, duke përfunduar edhe ceremoninë dy-ditore.
Presidenti ukrainas Petro Poroshenko mori pjesë në ceremoninë e kishës në Stamboll përpara nënshkrimit.
Dokumenti formalizon një njoftim që u bë në tetor. Ky veprim provokoi një reagim të furishëm në Rusi, ku Kisha ka ndërprerë lidhjet, duke thelluar një ndarje me Kishën Ortodokse mbarëbotërore.
Kishat e Ukrainës për shekuj me radhë kanë qenë nën autoritetin e udhëheqësve të Kishës Ortodokse Ruse në Moskë.
Vendimi mund të çojë gjithashtu në një përçarje të përhershme në lëvizjen globale ortodokse, raporton BBC.
Barcelona avancon drejt marrëveshjes me Bastonin, pritet dri...
Ndalohet një taksi tek Dheu i Bardhë, dyshohet për kontraban...
Kapën me bidonë nafte të vjedhur, tre të arrestuar në Prisht...
SHBA publikon pamje të anijes iraniane të sekuestruar
Kanosje ndaj stafit mjekësor në Podujevë, i dyshuari lirohet...
Tërmeti në Japoni, plagosen 6 persona, 2 në gjendje të rëndë