Ceremonia për të njohur zyrtarisht pavarësinë e Kishës Ortodokse të Ukrainës po zhvillohet në Turqi. Ceremonia do shënojë një ndarje historike nga Kisha Ruse.
Patriarku Ekumenik, Bartolomeu i Konstandinopojës, që është kreu i Kishës Ortodokse Botërore, do nënshkruajë në Stamboll një dokument që pranon “autoqefalinë” ose pavarësinë e kishës ukrainase.
Ky dekret, ose siç njihet “tomos”, do ti dorëzohet kishës ukrainase më 6 janar, duke përfunduar edhe ceremoninë dy-ditore.
Presidenti ukrainas Petro Poroshenko mori pjesë në ceremoninë e kishës në Stamboll përpara nënshkrimit.
Dokumenti formalizon një njoftim që u bë në tetor. Ky veprim provokoi një reagim të furishëm në Rusi, ku Kisha ka ndërprerë lidhjet, duke thelluar një ndarje me Kishën Ortodokse mbarëbotërore.
Kishat e Ukrainës për shekuj me radhë kanë qenë nën autoritetin e udhëheqësve të Kishës Ortodokse Ruse në Moskë.
Vendimi mund të çojë gjithashtu në një përçarje të përhershme në lëvizjen globale ortodokse, raporton BBC.
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...