Nga rrëshqitjet e dheut që kanë përfshirë provincën kineze Guizhou kanë humbur jetën të paktën 42 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Media shtetërore kineze CCTV ka njoftuar se nga rrëshqitja e dheut e cila goditi rajonin Shuicheng më 23 korrik, numri i të vdekurve është rritur në 42 persona ndërsa po kërkohen 9 të tjerë.
Informacionet nga terreni thonë se në 23 shtëpi të shkatërruara kanë jetuar 77 persona dhe se 8 persona kanë qenë aty me punë apo për vizitë.
Nga gjithsej 85 persona, 23 ishin jashtë objekteve ndërsa 11 të lënduarve u është ofruar trajtimi mjekësor./AA
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...