Forcat ajrore të Kinës kanë mbajtur një tjetër raund të ushtrimeve ushtarake në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore dhe Paqësorin Perëndimor, pasi ka kaluar nëpër ishujt jugorë të Japonisë.
Kina është në mes të një programi ambicioz të modernizimit ushtarak të mbikëqyrur nga presidenti Xi Jinping me një fokus të madh në forcat e saj ajrore dhe ato të marinës, transmeton portali arbresh.info
Kina këmbëngul se ushtrimet ushtarake nuk kanë asnjë qëllim armiqësor, por shfrytëzimi i ujrave në Kinën Jugore dhe rreth Tajvanit ka prekur nervat e rajonit dhe Uashingtonit.
Në një deklaratë, forcat ajrore thanë se bombarduesit H-6K dhe Su-30 dhe Su-35 luftëtarë, në mesin e avionëve të tjerë, kanë kryer ushtrime lufturake mbi Detin e Kinës Jugore dhe në Paqësorin Perëndimor, pasi kaluan mbi ngushticën Miyako, e cila qëndron midis dy ishujve japonezë jugor.
Në një operacion të quajtur “liria e lundrimit”, një shkatërrues i Marinës amerikane ka arritur rreth 12 milje në një ishull artifilal që Kina ka ndërtuar në Detin e Kinës Jugore./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit