Kina ka mirëpritur marrëveshjen për eksportin e grurit nga portet ukrainase dhe shpreson se konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan la repubblica.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin, duke komentuar pikën e kthesës në negociatat e paralajmëruara nga Turqia.
“Ne mirëpresim vendimin,” tha zëdhënësi, duke shtuar se Kina shpreson që palët e përfshira të gjejnë zgjidhjen dhe t’i japin fund konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur.
Komuniteti ndërkombëtar, shtoi Wang, “duhet të vazhdojë të mbështesë dialogun dhe procesin e negociatave Rusi-Ukrainë dhe të përpiqet për rezultate më pozitive”./arbresh.info/
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...