Kina po përdor ilaçe HIV për të trajtuar koronavirusin vdekjeprurës ndërsa ekspertët kërkojnë një kurë, sipas një raporti.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit të Kinës tha se dy ilaçe të përdorura për të luftuar HIV janë duke u rekomanduar për të trajtuar simptomat e pneumonisë nga virusi, raporton Bloomberg, transmeton lajmi.net.
Pacientët këshillohen të marrin tableta me lopinavir dhe Ritonavir dy herë në ditë.
Zyrtarët e shëndetit thanë që ende nuk ka kurë të njohur për sëmundjen e koronavirusit.
Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA-së po hulumton kodin gjenetik të virusit dhe shpreson të fillojë testet për një vaksinë të mundshme brenda tre muajve.
Koronavirusi ka origjinën nga qyteti qendror kinez Wuhan dhe deri më tash në Kinë kanë humbur jetën të paktën 56 njerëz.
Sami Lushtaku reagon pas incidentit në Skenderaj
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon kërcënimin që iu bë p...
Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur r...
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar