Autoritetet kineze do të marrin masa të ashpra dhe vendimtare nëse kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së Nancy Pelosi viziton Tajvanin, tha të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian.
“Kina është kategorikisht kundër çdo kontakti zyrtar midis Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit. Kongresi është pjesë e aparatit të qeverisë amerikane. Kjo do të thotë se duhet të ndjekë me vendosmëri politikën e Kinës, të cilës Shtetet e Bashkuara i përmbahen,” u tha diplomati gazetarëve.
Sipas, Zhao, udhëtimet e paautorizuara të zyrtarëve amerikanë në Taipei po i japin një goditje të rëndë themeleve të marrëdhënieve Kinë-SHBA dhe po i dërgojnë një mesazh të gabuar separatistëve tajvanezë.
“Nëse Pelosi viziton Tajvanin, kjo do të shkelë parimin tonë dhe marrëveshjet kino-amerikane. Ne jemi ashpër kundër,” shtoi Zhao Lijian.
“Nëse Shtetet e Bashkuara bëjnë një lëvizje të njëanshme, ne do të detyrohemi të ndërmarrim masa vendimtare dhe të ashpra për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Përgjegjësia për pasojat do të bjerë tërësisht mbi Uashingtonin”.
Gjatë muajve të fundit, vendet perëndimore, pavarësisht qëndrimit të Pekinit, kanë intensifikuar ndjeshëm kontaktet dhe shkëmbimet me Taipein. Një delegacion joqeveritar i SHBA-së i kryesuar nga ish-sekretari i mbrojtjes i SHBA Mark Esper ndodhet në ishull dhe të hënën diskutoi furnizimin me pajisje ushtarake dhe armë në Tajvan.
Në të njëjtën kohë, kryetari i parlamentit të Tajvanit Yu Sikun vizitoi Republikën Çeke me ftesë të Milos Vystrcil./abcnews.al
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...