“BE-ja shmang shumë fakte të dukshme, por në mënyrë specifike përmend Kinën. Kjo minon besueshmërinë dhe autoritetin e këtij raporti”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Chunying.
Ministria e Jashtme e Kinës ka kritikuar raportin e Bashkimit Evropian (BE) në të cilin pretendohet se Pekini po përhap dezinformata lidhur me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying u tha sot gazetarëve se “BE-ja shmang shumë fakte të dukshme, por në mënyrë specifike përmend Kinën. Kjo minon besueshmërinë dhe autoritetin e këtij raporti”. Ajo i quajti akuzat kundër Kinës “false”.
Sipas Komisionit Evropian, Rusia dhe Kina kanë ngritur “operacione të synuara për ndikim dhe fushata dezinformuese në BE, fqinjët e saj dhe globalisht”. Kjo është hera e parë që Kina emërohet nga organi ekzekutiv i BE-së për përhapjen e dezinformatave.
Chunying kritikoi kryeministrin australian Scott Morrison se ka thënë se Australia nuk do t’i përgjigjet detyrimit kinez. Të dy vendet kanë folur rreth thirrjeve të Australisë për një hetim të pandemisë së COVID-19, të cilën zyrtarët kinezë e shohin si një përpjekje për të fajësuar Pekinin./AA/
Akuza të ndërsjella mes Rashiqit dhe Listës Serbe lidhur me ...
Mbappe mungoi në stërvitjen e sotme të Realit, megjithatë dy...
Zelensky: Takim i ri tripalësh me SHBA dhe Rusinë
Benita: Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë një mashkull s...
PSG kompleton transferimin e Dro Fernández
Shtatë të vdekur dhe një i plagosur nga rrëzimi i një avioni...