Kina duket se po u kërkon mostrat e ADN-së të gjithë banorëve të një rajoni mysliman që po mbahet nën vëzhgimin e fortë të sigurisë, bënë të ditur vëzhguesit e të drejtave të njeriut.
Policia në rajonin e Xinjiang konfirmoi për “ The Associated Press” se qeveria është duke blerë të paktën 8.7 milion dollarë pajisje për të analizuar mostrat e ADN-së.
Vëzhguesit e “Human Rights Watch” paralajmëruan se një program i tillë analizash mund të përdoret si një mënyrë që autoritetet të forcojnë kontrollin e tyre politik.
Njoftimi vjen pasi autoritetet kineze u kërkuan banorëve të Xinjiang vitin e kaluar të paraqesin mostrat e ADN-së, shenjat e gishtërinjve dhe regjistrimet e zërit për të marrë pasaportat për udhëtime jashtë vendit.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...