Kina ka bërë një hap të madh për të rregulluar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qeveria kineze ka hequr taksat për sojën, mishin e derrit dhe disa produkte të tjera amerikane. Ky vendim vjen përpara bisedimeve tregtare të planifikuara për muajin e ardhshëm mes dy vendeve.
Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë Gao Feng tha se Kina po kërkonte të blinte produkte bujqësore amerikane si mishi i derrit e soja.
Ai shpreson që të dyja palët të vazhdojnë të krijojnë kushte të favorshme për bisedimet e ardhshme tregtare në Uashington.
Kina u kishte vendosur më parë tarifa prej 25 për qind disa produkteve amerikane dhe kishte urdhëruar importuesit që të ndalonin blerjen e sojës, produktin më të importuar nga SHBA-ja, përcjell Top Channel.
Tani mbetet të shikohet edhe vendimi i Trump ku sipas zërave nuk do të tërhiqet nga taksat që i ka vendosur produkteve kineze.
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...