Kina dhe SHBA-ja thonë se janë të përkushtuara për të punuar së bashku dhe me vendet e tjera në trajtimin e ndryshimit të klimës.
Kjo vjen pas disa takimeve midis të dërguarit kinez të klimës, Xie Zhenhua, dhe homologut të tij amerikan, John Kerry, në Shanghai gjatë javës së kaluar.
“SHBA-ja dhe Kina janë të angazhuara për të bashkëpunuar me njëra-tjetrën dhe me vendet e tjera për të trajtuar krizën e klimës, e cila duhet të adresohet me seriozitetin dhe urgjencën që ajo kërkon”, thuhet në deklaratë.
Ata të dy ranë dakord për veprime të mëtejshme specifike për të ulur emetimet, konfirmoi një deklaratë e përbashkët të dielën./Telegrafi/
Presidenti amerikan, Joe Biden, po zhvillon një samit virtual të klimës këtë javë, të cilin Kina thotë se po e pret me padurim.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse presidenti kinez, Xi Jinping, do të bashkohet me udhëheqësit botërorë të cilët janë zotuar të marrin pjesë.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale