Kina ka vaksinuar rreth 70 milionë njerëz kundër koronavirusit deri më 20 mars.
Lajmin e ka bërë të ditur Komisioni Kombëtar Shëndetësor, transmeton portali arbresh.info
Që nga muaji shkurt, transmetimi i parë lokal i virusit në Kinë është regjistruar nga një punonjëse e spitalit, e cila morri dy dozat e vaksinës.
Pacientja, e identifikuar si Liu, ka punuar në një spital karantine në Xian City që nga 4 marsi. Ajo ishte kryesisht e punësuar në mbledhjen e mostrave nga njerëzit në karantinë, të cilët ishin testuar për koronavirus, shkruan gazeta shtetërore The Health Times.
Health Times, duke cituar një grup ekspertësh nga Provinca Shaanxi, ku ndodhet qyteti Xian, shkruan se Liu u infektua pasi ajo u ekspozua aksidentalisht ndaj virusit ndërsa punonte në departamentin e karantinës së spitalit.
Gazeta citoi Zeng Guang, një ish-kryedemiolog në Qendrat Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i cili tha se vaksina nuk mbron 100 përqind nga sëmundja.
“Shkalla e efektivitetit të vaksinave shtëpiake në parandalimin e rasteve të rënda të infeksionit koronavirus në Kinë është më shumë se 90 përqind dhe shkalla e përgjithshme e mbrojtjes është më shumë se 70 përqind,” tha Zeng, duke shtuar se spitalet që merren me trajtimine koronavirusit janë me rrezik të lartë.
Tridhjetë e tre anëtarë të stafit që punonin në repartin e spitalit me Liu patën rezultate negative të testit dhe të gjithë iu nënshtruan izolimit dhe vëzhgimit mjekësor.
Kina aktualisht ka në treg katër vaksina të prodhuara vetë kundër koronavirusit, ndërsa është aprovuar edhe vaksina e pestë./arbresh.info/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...