Kina dërgoi 74 avionë luftarakë drejt Tajvanit midis orëve të vona të së enjtes dhe mëngjesit të së premtes, prej të cilëve 61 kaluan vijën qendrore në Ngushticën e Tajvanit, që në mënyrë jozyrtare ndan palët. Ky është një numër jashtëzakonisht i madh, ndërsa tensionet në rajon mbeten të larta.
Nuk është e qartë përse u ngritën kaq shumë avionë gjatë këtij periudhe, sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit. Aeroplanët u dërguan në dy grupe të ndara, shtoi Ministria.
Kina e konsideron Tajvanin si territor të vetin dhe përdor veprime të tilla ushtarake për të demonstruar kërcënimin e saj, duke synuar rrethimin dhe ndoshta pushtimin e ishullit vetëqeverisës.
Përveç kësaj, Kina shpreson të frikësojë popullsinë prej 23 milionë banorësh dhe të dobësojë pajisjet dhe moralin e forcave të armatosura të Tajvanit./AP
Moti sot i vranët e me intervale me diell
Në Speciale vazhdon dita e dytë e deklaratave përmbyllëse
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...