Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar “prodhim masiv” të dronëve sulmues, raportoi media shtetërore më 15 nëntor, teksa shqetësimet po rriten lidhur me thellimin e bashkëpunimit mes Phenianit dhe Rusisë.
Pheniani fillimisht bëri publik dronët e tij sulmues në gusht, teksa ekspertët thanë se aftësia për të prodhuar armë të tilla mund t’i atribuohet aleancës së Koresë së Veriut me Rusinë.
Korja e Veriut ka ratifikuar një pakt të mbrojtjes me Rusinë, teksa po akuzohet se ka dërguar mijëra trupa në Rusi për të mbështetur luftën e Moskës kundër Ukrainës. Ky fakt ka shtyrë presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, që të paralajmërojë për mundësinë e transferimit nga Rusia te Koreja e Veriut teknologji të ndjeshme ushtarake.
Kim një ditë më herët mbikëqyri dizajnimin e dronëve, që mund të shënjestrojnë edhe caqet tokësore dhe detare, e të cilat po prodhohen në kompleksin e Koresë së Veriut për prodhimin e dronëve, tha media shtetërore koreano-veriore, KCNA.
“Ai theksoi nevojën e ndërtimit të një sistemi të prodhimit serik sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të shkohet në prodhim në masë”, raportoi KCNA./euronews
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...