Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un është trajtuar nga qeveria kineze me pijet më të shtrenjta .
Presidenti kinez, Xi Jinping ka hapur një shishe alkool që kushton rreth 2 mijë dollarë dhe që është një ndër pijet që ai rrallë e hap për mysafirët, transmeton portali arbresh.info

Një ekspert i pijeve, i cili është jashtëzakonisht popullor në Kinë dhe i prodhuar nga distiluesi më i madh në botë me vlerë tregu, Këeichoë Moutai – tha se shishja do të kushtonte së paku 20,000 juanë, rreth 2,260 dollarë.
Këto shpenzime janë bërë në kohën kur Xi Jinping është ëënë nën zjarr nga politika e brendshme për shkak të korrupsionit.

Xi e trajtoi liderin e Koresë Veriore me të gjitha të mirat, duke i shtruar edhe një darkë në sallën e Madhe të Popullit në Pekin dhe që i përket epokës Mao.
Shishja e Moutajit që piu nga dy liderët, e njohur si Aizui Moutai, nuk është në dispozicion për kinezët e thjeshtë, sepse ata nuk arrijnë të përballojnë çmimin e lartë.

Pija ka një shije të fortë dhe një aromë të athët.
Liderët e huaj që kishin pirë nga pije ishin edhe Richard Nixon dhe Henry Kissinger, të cilët vizituan Kinën në vitin 1972./arbresh.info/
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...