Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka mbërritur në qytetin rus të Vladivostokut për takimin e tij të planifikuar me presidentin rus Vladimir Putin.
Televizioni shtetëror rus tregoi se Kim u largua me trenin e tij privat të blinduar në një stacion hekurudhor në portin lindor të qytetit, të mërkurën pasdite, shkruan CNN përcjell portali arbresh.info.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u mirëprit me një ceremoni mikpritëse pas arritjes në stacionin hekurudhor në portin lindor të Vladivostokut.

Kim dhe Putin kanë vendosur të takohen për herë të parë të enjten, por nuk planifikojnë të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje ose të bëjnë një deklaratë të përbashkët.
Udhëheqësi i ri i Koresë së Veriut la kryeqytetin e Phenianit të mërkurën në mëngjes dhe udhëtoi në Rusi me tren, siç bëri për samitin e tij me Presidentin e SHBA Donald Trump në Hanoi të Vietnamit.
Udhëtimi nga stacioni i trenit në Khasan, pranë kufirit të Koresë së Veriut, në Vladivostok zgjati rreth nëntë orë.
Pas kalimit të kufirit rus, Kim u ndal në stacionin Khasan, ku u prit me lule, si dhe bukë dhe kripë – një traditë ruse për të mirëpritur mysafirët – tha ligjvënësja lokale Natalia Karpova për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.

Dëmtimi i gypit në Shkabaj shkakton reduktime të ujit në Fus...
Zhvillimet në Kuvendin e Asociacionit të Komunave, reagon MA...
Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet një person në Vushtrri p...
Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase...
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Turqi, ...
Bora në gjysmëfinale të play-offit, eliminon Sigal Prishtinë...