Kim Jong-un kryen vizitë të papritur në Kinë

A convoy under heavy security is seen passing into the Diaoyutai State Guesthouse where top North Korean leaders have stayed on previous trips to Beijing, China, Monday, March 26, 2018. Japanese media reports said a special North Korean train arrived in Beijing under unusually heavy security on Monday, suggesting a senior delegation might have been aboard. (AP Photo/Ng Han Guan)

22:29 | 26 Mars 2018
Trina Galanxhi

Kim Jong -un ka bërë një vizitë të papritur në Pekin.

Ky konsiderohet të jetë udhëtimi i parë i tij jashtë vendit që nga marrja e pushtetit në vitin 2011, transmeton portali arbresh.info

Detajet e mëtejshme të udhëtimit, duke përfshirë kohën e qëndrimit dhe takimet, nuk janë dhënë.

Burimet e afrëta me liderin koreani veriore kanë bërë të ditur për viztën e tij në Kinë, shkruan “Bloomberg”, transmeton portali arbresh.info

Spekulimet për vizitën e mundshme qarkulluan me shpejtësi, pasi mediat japoneze njoftuan se një tren special mund të kishte transportuar Kim përmes qytetit verilindor të Dandong.

Nippon TV tregoi pamjet e një treni që mbërriti të hënën në Pekin që dukej i ngjashëm me atë të përdorur nga babai i Kim Kim Jong Il, për të vizituar vendin pak para vdekjes së tij në 2011.

Vizita e paparalajmëruar është “historia” e fundit në serinë e “luftës” diplomatike mes SHBA-ve dhe Kinës.

Presidenti amerikan, Donald Trump për të ulur deficitin tregtar të SHBA-ve, ka kërkuar nga Kim Jong-un që të heq dorë nga armët bërthamore, ndërsa me Presidentin kinez, Xi Jinping është duke  u “bërë një luftë tregtare”.

Ministria e Jashtme kineze, në lidhje me vizitën e Kim Jong-un ka deklaruar se nuk “është në dijeni”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale