Sipas liderit diktator, Kim Jong-un në Korenë e Veriut nuk ka asnjë rast me koronavirus. Këto deklarata ai i bëri gjatë një parade të pazakontë ushtarake e mbajtur gjatë natës, me rastin e 75-vjetorit të Partisë Popullore në pushtet.
Peniani i shfrytëzon zakonisht paradat ushtarake për të ekspozuar raketa dhe artileritë e reja. Ekspertët thanë se raketa balistike ndërkontinentale u panë gjatë ceremonive mëngjesin e së shtunës. Ngjarja, e shënuar me një sërë koncertesh e aktivitetesh, shfrytëzohet gjithashtu nga udhëheqësi autoritar si mundësi për të përcjellë mesazhin e tij brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë fjalimit nuk ka pasur asnjë sulm ndaj Uashingtonit, madje ka uruar të gjithë të prekurit me COVID-19 për një shërim sa më të shpejtë. Kim Jong-un i dërgoi edhe presidentit Trump një mesazh për shërim sa më të shpejtë nga koronavirusi.
“I uroj shëndet të gjithë njerëzve që po luftojnë me sëmundjen e shkaktuar nga ky virus i keq”, tha Kim Jong-un, 10 ditë pasi Presidenti amerikan njoftoi se ishte prekur nga COVID-19.
Në video, Kim shfaqet pasi ora shënoi 12 e natës. I veshur me kostum gri dhe kollare, ai përshëndeti turmën dhe pranoi lule nga një fëmijë, ndërsa rrethohej nga zyrtarë të lartë ushtarak.
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...