Koreja Veriore ka lëshuar mesazhe ofenduese për presidentin amerikan Donald Trump në territorin e Koresë se Jugut, Seul.
Fletushkat ishin të mbushura me balona dhe përmbanin shënime, duke identifikuar kështu presidentin e Shteteve te Bashkuara si të “sëmurë mentalisht” dhe “matuf”, transmeton portali arbresh.info

Fyerjet si duket vinë nga Kim Jong-un, si përgjigje ndaj komenteve që kishte bërë Donald Trump duke ju drejtuar liderit të Koresë Veriore si “njeriu i raketave” .
Mesazhet përcjellin një propagandë tjetër te lëshuar këtë muaj, kur posteret mbanin pamje te tmerrshme të Trumpit dhe presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae, u dërguan në zonën e çmilitarizuar. Një tjetër poster shfaqë Trumpin duke u goditur nga një ushtar i Koresë së Veriut.

Gjatë një vizite në Korenë e Jugut, sekretari i mbrojtjes se SHBA, James Mattis tha “nuk mund të paramendoj” që SHBA ndonjëherë të pranojë Korenë e Jugut si shtet bërthamor.
“Mos u gaboni – çdo sulm ndaj Shteteve të bashkuara, ose drejt aleatëve tanë, do të mbrohet. Dhe çdo përdorim i armëve nukleare do të ballafaqohet me përgjigjeje masive të ushtrisë, gjë që është efektive dhe dërrmuese”, tha Mattis. /arbresh.info/
https://twitter.com/pearswick/status/924495700750090240?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F408163-north-korea-leaflets-seoul-trump%2F
Dubravka: Kosova ka ekip të mirë dhe lojtarë kualitativë, kë...
Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: E vërteta do të d...
E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksiden...
Reece James pëson tjetër lëndim, në dyshim për Botërorin me ...
SHBA-të kanë goditur më shumë se 7,000 objektiva në të gjith...
Kurti për Orav: Do mbetet përherë një mik i vërtetë i Kosovë...