Vendimi i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për t’u tërhequr nga marrëveshja e klimës në Paris është kritikuar ashpër nga shumë vende të botës.
Së fundi, ky veprim është kritikuar edhe nga Koreja e Veriut, duke e quajtur vendimin ‘injorant’, transmeton portali arbresh.info
Një zëdhënës i qeverisë së Koresë së Veriut e përshkroi vendimin si ‘lartësia e egoizmit dhe e vakumit moral që kërkon vetëm mirëqenien e tyre dhe me koston e të gjithë planetit’.
“Ata (SHBA-të) nuk janë në dijeni të faktit se mbrojtja e mjedisit global është në interesat e tyre”, shtoi zëdhënsi.
“Akti egoist i SHBA-ve nuk ka pasoja të rënda për përpjekjet ndërkombëtare për të mbrojtur mjedisin, por përbën një rrezik të madh edhe për zona të tjera”, shtoi ai.
Vendimi i SHBA-ve për largimin nga marrëveshja e rëndit atë në liste më dy vende tjera, Sirisë dhe Nikaraguan.
Koreja Veriore beson se largimi i SHBA-ve nga marrëveshja është ngjajshme me ngadalshmërinë e qëndrimit të saj mbi “çështjen bërthamore në Gadishullin Korean”./Arbresh.info
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...