Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un tha se po ndjekin politika për të rritur kapacitetin e armëve bërthamore të vendit të tij.
Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA) raportoi se Kim foli në aktivitetet festive të mbajtura për 76-vjetorin e themelimit të Koresë së Veriut.
“Rritja e armatimit bërthamor, veçanërisht nga SHBA-ja përbën kërcënim për Korenë e Veriut, ndaj epërsia ushtarake duhet të ruhet dhe të rritet më tej”, tha Kim.
Ai potencoi se për këtë arsye ata po ndjekin një politikë për të rritur “në mënyrë eksponenciale” kapacitetin e armëve bërthamore të vendit të tij.
Lideri verikorean shtoi se ata janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj një kërcënimi mbërthaor. Kim mbrojti idenë se armët bërthamore do t’i përdorin për “vetëmbrojtje” dhe se kjo nuk do të përbënte kërcënim për askënd.
“Koreja e Veriut është shtet përgjegjës për armët bërthamore”, tha ai./abcnews.al/
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike