Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, besohet se dërgesat e Koresë Veriore drejt Sirinë përmbanin armë kimike.
Të paktën dy dërgesa të tilla që janë dërguar për agjencinë qeveritare në Siri, i bëjnë ata përgjegjës për përdorimin e armëve kimike në vend, thuhet në raport, transmeton portali arbresh.info
Ky raport e rrit frikën se diktatorët Kim Jong-un dhe Bashar al-Assad janë duke punuar së bashku për të zhvilluar raketa balistike.
Zbulimet vijnë nga një raport konfidencial i OKB-së mbi shkeljet e sanksioneve nga Koreja e Veriut.
Ndërkohë janë zbuluar edhe dy përgjime, por nuk janë dhënë detaje se ku dhe çfarë përmbanin dërgesat, shkruan Reuters.
Ekspertët e OKB-së kanë deklaruar se aktivitetet mes dy vendeve janë përfshirë në një hetim të gjërë.
Koreja e Veriut është nën sanksionet e OKB-së që nga viti 2006 për programet e saj të raketave balistike dhe ato bërthamore, ndërsa Siria në vitin 2013 ka pranuar të shkatërrojë armët e saj kimike, mbi një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...