Koreja Veriore shkurtimisht hapi kanalet e komunikimit me Seulin në një përpjekje për të qetësuar frikën e bashkësisë ndërkombëtare rreth fillimit të Luftës së Tretë Botërore.
Ish analisti i CIA-s, Fred Fleitz megjithatë ka paralajmëruar se Koreja Veriore do të vazhdojë të ndërtojë arsenalin e saj bërthamore dhe raketor, transmeton portali arbresh.info
“Duhet të mendojmë se cili është qëllimi i pengesës bërthamore të Koresë Veriore. A është mbrojtja e vendit? Unë mendoj se madhësia e arsenalit raketor të Koresë Veriore, mund të ketë deri në 60 armë nukleare të gatshme për nisje, ndërsa thuhet se po ndërton edhe nëndetëse”, tha ai.
Fleits ka shtuar se Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump duhet të ndërhyjë për të detyruar shtetin mashtrues që të kufizojë ndërtimin e armëve bërthamore, në mënyrë që të shmanget fillimi i Luftës së Tretë Botërore./arbresh.info/
Formacionet zyrtare: Real Betis – Barcelona
Në lajmet e RTK-së hyn një aktivist i PSD-së duke mbajtur në...
Reali refuzon PSG-në, Asensio do të qëndrojë në Madrid
Krasniqi për ligjin për pagat: Kurti iu dha edhe një goditje...
Konfirmon Qeveria, koeficienti nuk përfshinë shtesat e tjera
SHBA-ja sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve