Ukraina ka paralajmëruar se muajt e vështirë të dimrit do të presin pas një breshëri masive raketore ruse në shënjestër të infrastrukturës civile.
“Muj të vështirë janë përpara: Rusia do të sulmojë energjinë dhe objektet kritike të rëndësishme”, tha Oleksiy Kuleba, nënkryetari i zyrës presidenciale të Kievit, shkruan Al Jazeera.
Dimri, i cili mund të jetë i ashpër në pjesë të Ukrainës, është disa javë larg. Operatori ukrainas i energjisë Ukrenergo tha se 398 vendbanime ishin pa energji elektrike pasi sulmet dëmtuan objektet energjetike në të gjithë vendin.
“Ka ndërprerje të pjesshme të energjisë në Rivne, Zhytomyr, Kiev, Dnipropetrovsk dhe rajonin e Kharkiv,” tha ai në Telegram.
Por ai shtoi se ishte shumë herët për të thënë nëse Rusia kishte nisur një fushatë tjetër në vendet energjetike të Ukrainës./abcnews.al
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...