Përderisa trupat ruse janë duke iu ofruar kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, ambasada italiane është duke u zhvendosur për në Lviv.
Gjatë transferimit, ambasadori Pier Francesco Zazo arriti të shpëtojë rreth 20 fëmijë. Mes tyre edhe 6 të porsalindur, të cilët ditëve të fundit ishin strehuar në ambasadë, transmeton portal arbresh.info
“Dua të falënderoj ambasadorin në Ukrainë, Pier Francesco Zazo, stafin e ambasadës për shpirtin e shërbimit, përkushtimin dhe guximin. Njësia e krizës mban kontakte të rregullta me bashkatdhetarët tanë në Ukrainë dhe me familjarët në Itali”, ka theksuar Draghi.
“Krenari e madhe është ambasadori italian në Ukrainë, Pier Francesco Zazo”, shkruan Enzo Amendola, nënsekretar i presidencës së Këshillit me delegacionin për Çështjet e BE-së, “ i cili gjatë transferimit të ambasadës nga Kievi në Lviv shpëtoi një grup të miturish dhe foshnjash. Një tjetër dëshmi e punës së jashtëzakonshme të trupit diplomatik dhe forcave të armatosura”./arbresh.info/
https://twitter.com/sirius1936/status/1498718027558359041
https://twitter.com/amendolaenzo/status/1498671189123817486
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...
Seanca në GJK për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, Ram...
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt