Dy gazetarë holandezë janë rrëmbyer në Kolumbi në një zonë afër kufirit me Venezuelën.
Derk Bolt dhe Eugenio Follender u zhdukën në fundjavë në Catatumbo, një rajon ku veprojnë disa grupe të armatosura, duke përfshirë të majtët ELN.Ata po kërkonin nënën e një fëmije kolumbian të adoptuar në Holandë disa vite më parë.
Autoritetet kolumbiane urdhëruan përmes twitterit lirimin e menjëhershëm të dy burrave. Vitin e kaluar grupi rebel ELN rrëmbeu një gazetar spanjoll dhe disa kolumbianë në të njëjtën zonë. Të gjithë u liruan më vonë, shkruan BBC.
Ushtria kolumbiane thotë se ka dërguar forca të specializuara në rajon për të kërkuar për dy holandezët. Ata punojnë për programin holandez Spoorloos, i cili gjurmon për të afërmit e humbur. Derk Bolt është prezantues dhe Eugenio Follender kameraman
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve