Prodhuesi i makinave Kia në Korenë e Jugut ka ndërprerë punën në dy fabrikat e saj afër Seulit pasi tetë punëtorë janë testuar pozitiv me koronavirus.
Arbresh.info transmeton se Kia, prodhuesi i dytë më i madh i makinave në vend, ka mbyllur fabrikat e saja në Gwangmyeong me 6,000 punëtorë.
Fabrikat do të rihapen dhe do të rifillojnë punën menjëherë pas dezinfektimit të ambientit.
Kia ka gjithsej 8 fabrika në Korenë e Jugut dhe 7 fabrika të tjera jashtë vendit.
Pandemia COVID-19 ka ndikuar dukshëm në punën e fabrikave.
Vendi ka shënuar 153 raste të reja të enjten, duke rritur numrin e përgjithshëm në 22,657 raste dhe 372 viktima, shkruan BBC./arbresh.info/
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n
Vritet komandanti i Hamasit, në sulmin ajror izraelit në Gaz...
Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pe...
Kurti me video nga vetura thirrje mërgatës: Regjistrohuni pë...