Gjendja e Jashtëzakonshme konsiderohet një masë eksreme e parashikuar nga Kushtetuta që bëhet në kushtet emergjente sikurse mund të jenë sulmet e armatosura kundër, një fatkeqësie natyrore, një trazirë civile, një krize e rëndë financiare apo një epidemi sikurse është kjo e Covid 19.
Kjo është arsyeja pse shumicave e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të kërcënuara nga pandemia e koronavirusit e kanë shpallur tashmë Gjendjen e Jashtëzakonshme.
Sipas raportimeve në mediet e ndryshme ndërkombëtare, deri sot, gjendjen e jashtëzakonshme e kanë shpallur këto vende: Belgjika, Bullgaria, Qipro, Çekia, Estonia, Finlanda, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Portugalia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.
Po ashtu gjendjen e jashtëzakonshme e kanë shpallur edhe shtetet fqinje të Kosovës, si Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Serbia.
Ndonëse fillimisht shumica e rasteve të koronavirusit ishin shënuar në Kinë, sëmundja u përhap në Evropë dhe në kontinente të tjera. Madje, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli Evropën si epiqendër të re të koronavirusit dhe paralajmëroi se edhe Shtetet e Bashkuara mund të bëhen epiqendër e përhapjes gjatë javëve apo muajve të ardhshëm.
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë