Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar për një “variant shqetësues”, një mutacion të ri të Covid-19.
Ky variant u emërua ‘Omicron’ dhe për herë të parë u raportua në OBSH nga Afrika e Jugut më 24 nëntor, shkruan BBC transmeton arbresh.info
I njohur më parë si B.1.1.529, rastet e para gjithashtu janë identifikuar në Belgjikë, Botsvanë, Hong Kong dhe Izrael.
OBSH tha sot se provat e hershme sugjeronin një rrezik në rritje të riinfeksionit me këtë variant, I cili po cilësohet si shqetësues.
OBSH ka thënë se do të duhen disa javë për të kuptuar ndikimin e variantit të ri, pasi shkencëtarët po punojnë për të përcaktuar se sa i transmetueshëm është ky variant. /arbresh.info/
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...