Këshilltari Kombëtar i Sigurisë në SHBA, Robert O’Brien, ka bërë të ditur se do të jetë ai që së bashku me të Dërguarin Special të ShBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do të presin delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.
“Jam i kënaqur që do të presë liderët e Serbisë dhe Kosovës me Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë. Shtetet e Bashkuara mezi presin këto diskutime të rëndësishme”, ka thënë ai në rrjetin social Twitter.
Richard Grenell ka bërë të ditur se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë në Uashington D.C. më 27 qershor. Të dyja shtetet janë zotuar për angazhim në këto bisedime. Serbia është zotuar se do të ndalojë fushatën e c’njohjeve ndërsa Kosova nuk do të kandidojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...