Oficerët policorë në Gjermani kanë marrë një thirrje jo fort të zakonshme për ndihmë nga një burrë që kishte probleme me të dashurën.
Pasi u shëtit nëpër stacionin policor në Ludwigshafen, 34 vjeçari i dëshpëruar pyeti nëse mund ta ndihmonin të ndahej nga partnerja, transmeton portali arbresh.info.
Personi emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ndihej se nuk po e kuptonte të dashurën, por ishte nervoz për ndarjen, sipas policisë.
Një police e uli dhe ia tregoi disa mënyra se si t’ia jepte lajmin gjysmës tjetër, por që duhej ai vetë ta bënte këtë gjë.
“Ne duam të të këshillojmë, por nuk mund ta kryejmë punën”, tha forca. “Ne ndihmojmë të gjithë, dhe gjithnjë kemi një vesh ta hapur për hallet e qytetarëve”.
Nuk dihet nëse personi ka ndjekur këshillën apo jo./Arbresh.info/
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...
Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë
Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimt...
Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova